Vera e këtij viti duket se do të jetë më e nxehtë se e viteve të kaluara. Vapa përvëluese ka pushtuar qytetin e Durrësit që në ditët e fundit të qershorit, dhe të gjithë janë dyndur drejt plazheve për të marrë rreze dielli e për t’u freskuar.

Por ndërsa buzë detit nxehtësia e diellit që djeg nuk dihet edhe aq shumë, në qendër të qytetit vapa është e padurueshme.  Në këto kushte  dhe në pamundësi për të frekuentuar plazhin, disa fëmijë romë kanë vendosur të freskohen te shatërvani para bashkisë së Durrësit. Kjo panoramë ditëve të nxehta të verës në fakt nuk ka bën shumë përshtypje, pasi tashmë është e përsëritur. Edhe vitin e kaluar shatërvani është përdorur si pishinë apo për të bërë ‘dush’, kryesisht nga fëmijë të komunitetit rom.

Edhe rreth mesditës së sotme një grup prej 4 fëmijësh nuk kanë mundur më të durojnë të nxehtin përvëlues dhe janë zhytur në të vetmin vend të freskët të sheshit “Liria”, te shatërvani.

Shikoni për më shumë fotot e mëposhtme që nuk kanë nevojë për koment. 

R.O.