Ndërsa Italia po përjeton një valë të nxehti të fortë e cila ka sjellë temperatura përvëluese në të gjithë Evropën Jugore, kopshti zoologjik i Romës ka ndërmarrë hapa për të ndihmuar kafshët të përballen me të nxehtin ekstrem.

Kujdestarët e kopshtit zoologjik ofrojnë ushqime të shijshme dhe të ngrira të mbushura me fruta, perime ose mish për banorët e kopshtit zoologjik si një mënyrë për t’i mbajtur ata të freskët.

“Po përballemi me një nxehtësia të konsiderueshme, e cila nuk është e lehtë sepse zgjat shumë. Ne duhet të sigurojmë që kafshët tona të kenë gjithçka që u nevojitet, hije, shumë ujë dhe që ato të monitorohen nga afër nga rojtarët tanë”- shprehet menaxheri Yitzhak Yiadid.

Menaxheri në kopshtin zoologjik të Romës thotë se ata janë përballur në të kaluarën me temperatura të larta, por kësaj here i nxehti po zgjat me ditë të tëra.

“Jemi mësuar, edhe vitin e kaluar kemi pasur dyzet gradë këtu, ajo që shoh tani është se po vazhdon më shumë ditë. Më shumë ditë vapë e bën më të vështirë për të gjithë, kjo është frika. Ndër të tjera, shqetësimi është se nëse është kështu këtë vit, çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm, a do të bëhet më keq e më keq një vit më pas?”