Vapë përvëluese, temperatura të larta dhe rrezik i madh për zjarre në disa qarqe të vendit.

Vala e të nxehtit nuk ka kaluar, ndërkohë që Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, (IGJEUM) në buletinin e fundit të publikuar për sot dhe parashikimin për nesër, paralajmëron për kujdes të shtuar.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) pritet rrezik “I LARTË’’ në qarqet Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË’’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Shkodër (Lindje), Kukës (Perëndim) Dibër (Lindje- Perëndim), Tiranë (Jug-Lindje), Durrës (Jug), Elbasan (Lindje) dhe Korçë (Jug).

RESHJET Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt.13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 23/ 40 °C

në vendet malore: 18 / 35 °C.

ERA Sot pasdite (e hënë, dt.12) dhe nesër (e martë, dt.13) era do të fryjë e lehtë deri mesatare në gjithë vendin.