Var veten një person i dënuar për vrasje në burgun e Krujës.

Më datë 30.07.2017, rreth orës 11:30, në ambientet e IEVP-së Zahari, Krujë, është gjetur i vetëvarur shtetasi T.Z. (i dënuar për vrasje) 48 vjeç, banues në Berat.

Policia e Durrësit bën me dije se u kryen veprimet e para procedurale në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve dhe dyshohet se ky shtetas është vetëvarur me çarçaf në ambientet e IEVP-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për vlerësim.