Ish-mbrojtësi i kombëtares franceze Raphaël Varane, në një intervistë për gazetën “L’Equipe”, zbuloi përse

Real Madridi është klubi më i madh në botë. 

“Isha me fat që arrita në një klub që u jep të rinjve kohë për të mësuar në një nivel shumë të lartë dhe për t’u pjekur fizikisht.

Ajo që ata kanë bërë prej vitesh, me mua, Valverde, Vinicius apo Rodrygo, është e jashtëzakonshme.

Të gjitha klubet e mëdha duhet të kopjojnë Realin. Klubi zgjat stërvitjen, ndërsa në vende të tjera të rinjtë fillojnë herët e më herët dhe lodhen herët e më herët.

Nëse dëshironi të keni sukses, Reali i Madridit është modeli i duhur”, tha Varane.