PEKIN, 31 mars 2013 – Një i ri kinez, i quajtur Li Meng, ka krijuar varësi aq të madhe nga lojërat kompjuterike sa që jeton prej gjashtë vitesh në një internet kafeje.
Ndërkohë që gjatë ditës flinte në internet kafe, gjatë natës shfrytëzonte kompjuterin dhe internetin për të kënaqur varësinë e tij nga lojërat.
Ai e lë internetin vetëm kur është i detyruar të shkojë të blejë ushqim dhe kur do të bëjë dush.
Pronari i internetit thotë se i ri nuk shkon as tek berberi dhe flokët e tij janë goxha të gjatë. Meng nuk komunikon me asnjë nga personat që frekuentojnë internetin. Madje ai refuzoi të fliste edhe me gazetarin që kërkoi të kontaktonte me të. Megjithëse gazetari ishte i shoqëruar nga një psikolog, Meng vazhdoi të luante sikur të mos kishte asnjë njeri aty pranë.
Nga lojërat kompjuterike Li Meng fiton rreth 250 euro në muaj, ndërsa me një të katërtën e tyre, rreth 65 euro ia jep pronarit të internetit për qëndrimin e tij aty.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





