Zyrtaret amerikane po hetojne sigurine e kafeines ne ushqime te gatshme dhe pije energjike, te shqetesuar mbi “ndikimin kumulativ” te stimulantit, i cili po i shtohet nje numri gjithnje e me te madh produktesh ushqimore.

A eshte shoqeria jone e ushqyer me kafe dhe caj teper e varur nga droga me e pelqyer e planetit?

Ibriku zien, aroma perhapet ne dhome dhe kjo eshte gjeja e pare qe na prek qiellza ne mengjes. Eshte nje ritual pa te cilin nje dite pune mund te jete e tmerrshme. Dhe kjo eshte cfare mendojne miliona njerez.

Kafeina eshte, sipas nje reviste shkencore, “droga psikoaktive” me popullore ne planet. Vetem ne Shtetet e Bashkuara, me shume se 90 per qind e te rriturve e perdorin ate cdo dite.

Por tashme edhe SHBA-ja, atdheu i “Coca Cola”, “Starbucks” dhe pijes energjike “5-hours”, po ve ne pikepyetje mencurine e shtimit te kafese tek ushqimet e perditshme si vaferat, farat e lulediellit apo camcakezet.

Ne nje deklarate, Agjencia Amerikane Per Ushqimet dhe Ilacet (FDA) vuri ne dukje “shembullin e pakendshem” te nje prodhuesi camcakezesh, qe nxori ne shitje pako me tete camcakeze, ku secili prej tyre permbante aq kafeine sa nje gjysme filxhani kafe. Per rrjedhoje te deklarates, kompania “Wrigley” tha se do te “pezulloje” prodhimin e ketij lloji camcakezi.

Agjencia po sheh gjithashtu edhe pije energjike me permbajtje te larte kafeine dhe thote se eshte e shqetesuar mbi “impaktin kumulativ” te shtimit te nxitesve te produktet.

Por nuk ka asnje lloj konsensusi shkencor qe te thote se perdorimi i kafeines eshte i demshem. Nje studim i fundit nga Shkolla e Shendetit Publik ne Harvard, sugjeron qe “konsumimi i kafese nuk ka asnje pasoje negative serioze ne shendet” dhe se po te pish deri ne gjashte filxhane ne dite (kafe amerikane) “nuk ka asnje rritje rreziku per vdekje nga asnje shkak i mundshem”.

Ne masa te moderuara, kafeina mund te kete disa efekte pozitive. Kerkimet e ndryshme sugjerojne se konsumimi i kafese mund te sjelle reduktim te rrezikut per kancerin e prostates dhe kancerin e gjirit. Nje studim i fundit argumentoi se pirja e kafese dhe cajit shoqerohet me nje norme me te ulet rreziku per diabetin e tipit 2.

Per rrjedhoje, FDA-ja ka premtuar se do te punoje per te percaktuar se cili eshte niveli i duhur i konsumit te kafeines. Levizja e agjencise eshte mikpritur nga ata qe kane frike se kafeina ka zene teper hapesire ne jetet tona, duke u shfaqur shpesh ne produkte ku nuk pritet te jete.

Ne Finlande, vendi me i kafeinizuar i botes, nje i rritur konsumon mesatarisht 400 mg nga kjo droge cdo dite, e barabarte me kater apo pese filxhane kafeje, dhe e barabarte me limitin maksimal te rekomanduar nga Agjencia Britanike per Standardet Ushqimore.

Por edhe te dashurit e medhenj te kafese, finlandezet, jane shqetesuar nga rritja e forte e pranise se stimulantit ne trupin e tyre.

 “Joshja jone nga kafeja eshte se ajo na ndihmon te fitojme para”, shton ai. “Ajo qe e dallon nga drogat e tjera eshte se perdoret si nje mjet per te permiresuar produktivitetin, jo per kenaqesi, si kanabisi, apo si nje relaksues, si alkooli.”

Analogjia me e afert ndoshta eshte gjethja e kokas, e cila pertypet nga punetoret per t’u dhene atyre energji shtese ne vende si Peruja dhe Bolivia.

Shumica e njerezve e kane kuptuar vete se sa shume, sa pak caj apo kafe mund t’i lejojne vetes. Por kritiket thone se kjo nuk vlen per rastet e pijeve energjike dhe ushqimeve te perbera me kafeine, efektet e te cilave argumentohet se jane me te veshtira per t’u gjykuar nga vete njerezit.

Gjithsesi, sado fitimprurese te jene keto produkte per prodhuesit e vet, Currey dyshon se ato kurre nuk do te marrin mistiken qe kane filxhanet e kafese apo cajit.

Sa e shendetshme eshte kafja juaj?

Ne anen pozitive, kafeja njihet se eshte nje produkt perplot me antioksidante, te cilat ndalojne molekulat e tjera qe te oksidohen dhe te prodhojne radikale te lire.

Grate qe pine dy apo me shume kafe ne dite kane me pak gjasa te hyjne ne depresion, arsyetojne disa studime.

Gjithsesi, ka studime qe kane vene re nje lidhje mes konsumit te larte te kafeines dhe nivelit te larte te kolesterolit apo presionit te larte te gjakut.

Kafeina sipas pijes

Pija Kafeina (mg) Sasia

Kafe 77-150 170g

Caj 40-80 142g

Coca-Cola 34.5 340g

Pepsi 38 340g

Red Bull 80 235g

Konsumuesit me te medhenj te kafese ne bote per banor ne vit

Finlanda: 12 kg

Norvegjia: 9.9 kg

Islanda: 9 kg

Danimarka: 8.7 kg

Holanda: 8.4 kg

Suedia: 8.2 kg

Zvicra: 7.9 kg

Belgjika: 6.8 kg

Kanadaja: 6.5 kg

Bosnja dhe Hercegovina: 6.2 kg