Kryebashkiaku në detyrë i Durrësit, Zhuljen Varfaj shkruan në Facebook se fqinjët dhe familjet durrsake që jetojnë në Itali nuk janë vetëm në këto ditë të vështira.

Teksa poston foto të banderolës gjigande të vendosur sot te bashkia, Varfaj thotë se lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që po luftojnë për jetën kundër COVID-19

“Durrësi e do Italinë!

Në shenjë solidariteti, për t’u treguar fqinjëve tanë, por edhe të gjitha familjeve durrsake që prej vitesh jetojnë në anën tjetër të Adriatikut, se nuk janë VETËM!

Lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që po luftojnë për jetën kundër COVID-19!”, shkruan ai.