Ndërtimin e një Kolegji Europian në Tiranë me financim të BE-së, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, e quajti si një sinjal se anëtarësimi i Shqipërisë në union është afër.

“Jam i inkurajuar nga përkushtimi dhe dedikimi i qeverisë shqiptare për të ecur përpara me agjendën e BE-së. E di që një mik duhet të mbërrijë me diçka, jam i lumtur që kemi arritur të gjejmë financime për kampusin e kolegjit Europian.

Ky është një sinjal i qartë që anëtarësimi është afër. Kjo është arsyeja pse jam shumë krenar të deklaroj se do të jemi  në gjendje të nisim procesin e pranimeve në shtator. Kemi nevojë për një ndërtesë, një vend të bukur ku kolegji mund të vendoset. Shpresoj që në gjysmën e dytë të këtij viti do kemi zhvillime të mëdha në rrugëtimin e Shqipërisë në BE”, tha Borrell në konferencën e Tiranës.