Pas zbulimit të variantit të ri, Italia ka vendosur të ndaloj të gjitha hyrjet nga Afrika e Jugut.
Ministri italian i shëndetësisë, Roberto Speranza, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që ndalon të gjithë udhëtarët që kanë vizituar Afrikën Jugut gjatë 14 ditëve të fundit, të hyjnë në vend.
“Shkencëtarët tanë janë duke punuar shumë për të studiuar variantin e ri B.1.1.529 të Covid-19. Ndërkohë, le të ndjekim rrugën e kujdesit maksimal.
Kam nënshkruar një urdhëresë të re që ndalon hyrjen në Itali për këdo që ka qenë në Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvana, Zimbabve, Mozambik, Namibia, Eswatini në 14 ditët e fundit. Shkencëtarët tanë po punojnë për të studiuar variantin e ri B.1.1 .529”, ka thënë Roberto Speranza.





