Në Maqedoninë e Veriut është shënuar rastin i parë me variantin indian të COVID-19.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se pacienti ku u zbulua varianti indian ishte kthyer nga Iraku.

Ai ishte shtruar në spital për 10 ditë dhe më pas kur u kthye në Maqedoninë e Veriut u dërgua me urgjencë në spital privat.

Filipçe do të kërkojë zgjatjen e masave aktuale kufizuese deri në 15 qershor në gjithë vendin.

Ai thekson se nuk ka premisa që të shtohen rastet dhe shtrimet në spital.