Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spanjë ku pasi varka me cannabis u përplas në det, të shumtë ishin ata që vrapuan për të vjedhur prej saj bimët narkotike.

Është dashur që helikopteri i policisë të ndërhynte duke zbritur shumë pranë tokës, për ti larguar “hajdutët” e drogës.

Bastisja e çuditshme u filmua nga një çati aty pranë në Sanlucar de Barrameda, provincën Cadiz, në jug të Spanjës, më 29 korrik, në mes të një operacioni droge.

Autoritetet spanjolle kishin përgjuar varkën e shpërndarësve të drogës të përplasur tanimë në det ndërsa tek po shkonin në vendin e ngjarjes, vendasit kishin mësyrë aty për të vjedhur drogën.

Videoja tregon një helikopter doganor që fluturon pothuajse në nivelin e tokës për të ndaluar hajdutët të largohen me drogën.

Sipas raportimeve, zyra doganore spanjolle kërkoi ndihmën e Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare kur oficerët e saj u pushtuan nga grabitësit.