13 maj 1014 – Komunat bashkohen me idenë e kthimit të varrezave në biznes privat, duke e argumentuar këtë me mungesën e hapësirave publike dhe ofrimin e një shërbimi më të mirë nga subjektete private.
Por nga ana tjetër, kërkohet konsultim paraprak i projektligjit me pushtetin lokal me qëllim që edhe pse varrezat mund të administrohen nga privati, të kenë mbikqyrje nga shteti në vendosjen e tarifave që të mos rëndojnë mbi qytetarët.
Qeveria ka hartuar një projektligj “Për shërbimin publik të varrimit” ku citohet se çdo person që disponon toke mund të aplikojë pranë komunave dhe bashkive për të marrë leje për hapjen e varrezave private në varësi të numrit të banorëve.





