Të bëhesh i pasur pa u lodhur është absured për të gjithë po jo për të riun nga Tanzania, i cili zgjodhi një rrugë mjaft të shkurtër për të realizuar dëshirën e tij.
I riu ju drejtua një “magjistareje” për të marrë këshilla, e cila mesaduket është makabre. Ajo i thotë që të “varrosë të gjallë” të dashurën e tij nëse dëshironte që të bëhej i pasur.
I tunduar nga kjo, i riu nuk u mendua dy herë dhe ndërtoi një bunker prej betoni, ku futi me zor të dashurën e tij, rreth 20 vjeç dhe pas plotësimit të këtij kushti, u vu në pritje të realizimit të magjisë.
Kaluan 8 muaj dhe e vetmja “pasuri” që përfitoi i riu ishin prangat e policisë, e cila u njoftua më parë nga një grup turistësh që dyshonin se një person po mbahej peng.
Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në zonat rurale të Tanzanisë. Policia liroi “të sakrifikuarën”, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha trupore. Ajo mezi flet dhe nuk ecën dot, ndaj për këtë mjekët thonë se do t’i duhen disa muaj kohë që të rinisë të hedhë hapat e parë.





