Itali, 2 maj 2014– Karabinierët e qytetit të Astit ndërsa patrullonin natën e së enjtes, panë në pyll një makinë dhe dy persona, që po fusnin diçka në tokë. Ata i ndaluan dy personat e dyshuar dhe zbuluan se ata sapo kishin groposur një pistoletë prodhim gjerman e markës Valter, kalibër 7,65 mm. Arma ishte në gjendje perfekte dhe kishte 8 fishekë në karikator.  Pistoleta rezultonte e vjedhur në dhjetor 2013.

Karabinierët arrestuan në flagrancë Elsi Gjonajn, 28 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në qytetin e Astit dhe Florian Gjokën (të quajtur Fiore-Lulushi), 38 vjeç, me precedentë penalë. Gjatë kontrollit të banesës së Gjonajt, karabinierët gjetën edhe 15 gramë marijuanë. Të dy shqiptarët u dërguan në burgun e Astit.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/