Piktori pogradecar Vangjo Vasili ka prezantuar në ambjentet e Galerisë së Arteve Pamore "Nikolet Vasia" ekspozitën e titulluar "Mall". Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm artistë, kolegë, intelektualë, miq dhe të afërm të autorit.
Të pranishmit, që e morën fjalën vlerësuan krijimtarinë e artistit, e cila ka në fokus të bukurën. Vangjo Vasili ka qenë pjesëmarrës në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombëtare si në Tiranë, Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Egjipt, Turqi, Itali, Francë, Austri, Rumani, Gjermani, Bullgari etj.
Krijimtaria e tij është bërë pjesë e koleksioneve private, por edhe e institucioneve të ndryshme shtetërore ndërkombëtare si në Suedi, Luksemburg, Belgjike, Spanjë, Maltë, SHBA.
I vlerësuar me shumë çmime, ai njihet për peizazhet e kuruara deri në detaj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për artëdashësit durrsakë deri në datën 31 gusht.