TIRANE – “Çdo anëtar i LSI-së, do të vendosë me votë të fshehtë se në anën e kujt do të jetë kjo parti në zgjedhje”. Kështu ka thënë në një deklaratë për mediat, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.
Ai ka theksuar se në muajin prill do të përcaktohet se me kë parti do të bëjë koalicion në zgjedhje LSI-ja.
Sipas Vasilit, pasi të bëhet bilançi 4-vjeçar i partisë, gjatë qeverisjes së bashku me Partinë Demokratike, çdo anëtar i partisë do të vendosë me votë të fshehtë se në anën e kujt do të jetë LSI.