Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së delegacionit të PE në Tiranë për situatën politike në vend.
Në një dalje për mediat, Vasili tha se eurodeputetët e kanë shikimin e turbulluar, pasi nuk shohin gjendjen në të cilën ndodhet vendi, ku sipas tij dosja ‘339’ qëndron e bllokuar, krimi ka blerë votat dhe unaza e re është një skandal ndërkombëtar.
"Vangjush Dakon e njeh gjithë Shqipëria, Niçen e njeh gjithë Shqipëria, çuditërisht Niçja na duket sikur është pro europian, të cilin e shohi të ketë harresë të plotë nga Fleckenstein", tha ndër të tjera Vasili.
DEKLARATA E VASILIT
Ka një dosje 339, e cila prej dy vjetësh mbahet e bllokuar. Publikimin e mbajtjes së bllokuar e ka bërë publike Zëri i Amerikës, e ka bërë Rai2 në Itali dhe mjaft media të tjera botërore, që nuk kanë folur shqip, por kanë folur në anglisht edhe në gjermanisht. Çudi e madhe që këta zotërinj nuk i kanë dëgjuar.
Vangjush Dakon e njeh gjithë Shqipëria, Niçen e njeh gjithë Shqipëria, çuditërisht Niçja na duket sikur është pro europian, të cilin e shohi të ketë harresë të plotë nga Fleckenstein.
Së dyti, krimi elektoral nga përgjimi i antimafias italiane 20 mln euro janë përdorur vetëm për të blerë votën në Tiranë. Këto nuk janë fakte të opozitës, janë fakte të institucioneve të ngarkuar me ligj për të hetuar. Janë dosjet të cilët shteti i kapur i Edi Ramës, i bekuar nga ca europianë jo europianistë rrinë aty dhe nuk flasin.
Unaza e re është një skandal që ka kaluar kufijtë e Shqipërisë. Korrupsioni kaloi edhe oqeanin, u falsifikuar edhe firma e sekretarit të shtetit të Delaware, e di gjithë bota. Nuk e shikojnë eurodeputetet, kanë një vështrim të turbullt. Megjithatë në do vazhdojmë tja qartësojmë vështrimin.





