Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë të ditur kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri, se Reforma Zgjedhore duhet të përfundojë brenda 15 marsit dhe se çdo shtyrje përtej kësaj date është një imponim i Rilindjes që kërkon të shkatërrojë marrëveshjen mes opozitës dhe qeverisë.  

“Shtyrjet pertej 15 marsit, qe kerkon te imponoje rilindja do te thote shkaterrim i marreveshjes mes opozites dhe pales se qeverise.

Shkaterrimi i marreveshjes do te thote bllokimi i qellimshem nga rilindja i hapjes se negociatave per anetaresim ne Bashkimin Europian.

Opozita e bashkuar ka paraqitur te gjitha propozimet per reformen zgjedhore ne keshillin Politik.

Loja e rilindjes me zvarritjet, shtyrjet dhe logjiken e faktit te kryer eshte loje, qe i ka dale boja.

Bllokimi i reformes ka si qellim te deshperuar bllokimin e zgjidhjes politike, qe nxjerr vendin perfundimisht nga kriza shkaterrimtare.

E gjithe pergjegjesia per bllokimin e reformes zgjedhore bie vetem mbi Edi Ramen dhe rilindjen.” – shkruan Vasili.