Pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu, i cili denoncoi me emra tre nga ata të cilët ai i quan peshqit e mëdhenj, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili.

Duke iu referuar arrestimeve të qyetarëve të Kukësit pas protestës në Rrugën e Kombit, Vasili i kërkon ambasadorit Lu që të denoncojë me emra edhe "banditët qe rrëmbyen qytetaret e Kukësit ne mes te nates dhe ata prokurore, qe nuk fillojnë hetimin mbi ta".

STATUSI I PLOTË

Z.Lu denoncoi me emra banditet qe arrestuan ne mes te nates dhe prokuroret qe i mbrojne.

Ambasadori Lu thote ne media “policia nuk ka te drejte te kape njerezit, per arrestime masive, ne mes te nates”.

Z.Lu, banditet, qe i kane kryer keto arrestime te egra dhe te turpshme naten, kane emra dhe mbiemra dhe jane neper zyra.

Z.Lu, keta bandite kane rikthyer turperisht arrestimet e Sigurimit te Shtetit.

Z.Lu, Prokurorine e zgjedhur me 69 vota nuk e shqeteson fare as denoncimi yt, ndaj kam thene qe Reforma ne Drejtesi ka vdekur.

Z.Lu, denoncoji me emra banditet qe rrembyen qytetaret e Kukesit ne mes te nates dhe ata prokurore, qe nuk fillojne hetimin mbi ta.

Z.Lu kete presin shqiptaret nga ti, ne mundesh…..beje!