Pas dorëzimit të kallëzimit ndaj kryeministrit Edi Rama për kërcënim kundër nënkomisarit Emiljano Nuhu, nuk vonoi reagimi i kreut të qeverisë i cili i quajti deputetët, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, "gjysmëgjela".

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratës së Ramës në një postim në Facebook ku e quan "kryeministri gjysmatru", Ramën.

"Kryeministri gjysma tru foli….Ky ja ka zhveshur breket trurit te vet, ashtu si dhe trupit ndaj nuk flet me goje por mendere.Prandaj edhe qelb ere dynjane," shkruan Vasili.