Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka ironizuar kryeministrin Rama për sistemin e shëndetësisë në vend.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shkruan se kryeministri Rama di nga shëndetësia më pak se breshkat e tij, ndaj dhe në fund ai i sugjeron të flasë më pak për këtë sektor.

POSTIMI I PLOTË

Kryeministri di nga shendetesia me pak se breshkat e tij.

Kryeministri qe s’kupton asgje nga shendetesia eshte bere si papagall dhe perserit cfare i thone.
O kryeminister boll u bere gazi i botes, mere vesh nje here e mire: ka vetem nje sistem referimi pacienti ne gjithe globin, pra nuk ka nje elektronik dhe nje pa elektronik sic ta thone ty.
Ky sistem referimi i pacientit eshte ngritur ne nentor 2009 pavaresisht se ty nuk ta thone ngaqe e dine qe nuk mer vesh.
Sistem referimi do te thote qe pacienti ne piken me te afert te mare sa me shpejt ndihmen mjeksore te duhur dhe ky eshte themeli i asaj qe organizata boterore e shendetesise thote per sistemin e referimit te pacientit.
Cdo menyre komunikimi eshte legjitime dhe referimi nepermjet mjeteve digiitale eshte thjesht opsion e jo themeli i sistemit, pasi ka mijra qytetare qe nuk e perdorin dot elektroniken dhe nuk do mbeten pa sherbim sipas teje,apo jo?!
Ishalla kuptove gjë…
Ndaj mos fol më per shendetesine o kryeminister se do jesh me rehat.