Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se mediat shkelin të drejtat e njeriut nga mëngjesi deri në darkë, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, nëpërmjet një postimi në Facebook.
Vasili ironizon duke thënë se Rama fyen mediat dhe gazetarët në mënyrë histerike pasi nuk i blen dot.
STATUSI I PLOTË
“Kryeministri që fyen mediat qahet se media po shkelin të drejtat e njeriut. Ha ha
Kryeministri i drogës flet qahet në fakt se ca media me sa duket nuk po i blen dot.
Ky mendjeprishur, që fyen në mënyrë histerike mediat dhe gazetarët, po ankohet se mediat po shkelin të drejtat e njeriut.
Po ky duke i fyer e poshtëruar mediat këtij mendjegremisurit i duket se respekton të drejtat e njeriut.
Liria e medias në Shqipëri është në udhëkryqin më të rrezikshëm sepse droga e kryeministrit ka qelbur dynjanë dhe kërkon të qelbë edhe median sa të mundë. Kur nuk ia arrin ky qan.”





