Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, reagoi në facebook pas shpjegimeve të kryeministrit Rama në Parlament. Vasili u shpreh se Rama e ndan buxhetin me emra ministrash, pavarësisht se ai është një i vetëm.
POSTIMI I PLOTE
Ky kryeministër me aritmetikë të gremisur.
Këtë kryeministrin tonë e tallin keq edhe të vetët.
Kur pyetet për bujqësine nuk ndan dot eurot nga lekët dhe i duken barabartë, ai s'ka faj se aq di po të tijtë pse e tallin xhanëm?
E pyesin për investimet, që lidhen me rrugë dhe energjitikën dhe paratë që nuk dalin gjëkundi për premtimet e lajthitura të tij dhe ky s'kupton që buxheti i shtetit është një dhe i vetëm. Ky e ndan buxhetin me emra ministrash si llogari shtëpie për secilin.
E pyesin të ziun për ujrat e zeza në Ksamil e ky thotë që Ksamili është i Brukselit dhe jo i Shqipërisë.
E kam thënë që është shkollëpakët, po kaq pak është shumë.





