Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka dalë në mbrojtje Xhisiela Malokut, pas intervistave televizive që dha ajo lidhur me marrëdhënien që kishte me djalin e deputetit Rrahman Rraja.

Vasili shkruan në Facebook se mafia qeveritare kërcënoi për vdekje 25-vjeçaren, duke e detyruar të thotë se ka dhënë dëshmi të rreme. Sipas Vasilit, ky pohim e çon vajzën në burg, ndërsa dhunuesin në liri. 

POSTIMI I DEPUTETIT

Mafia e qeverise çon ne burg Xhisielen per deshmi te rreme, çfarë krimi….

Te nderuar miq.

Ju paralajmërova tre dite me pare qe media e kazanit dhe kryeministri qe i quan te tilla e kishin bere paktin per te shantazhuar viktimen Xhisiela.

Per fat te keq te secilit ne kete vend keshtu ndodhi dhe

Mafia e qeverise vuri ne levizje mediat sic i quan ajo te kazanit dhe i shnderroi ne bashkeautore te turpit te radhes.

Mafia qeveritare kercenoi per vdekje Xhisielen viktimen duke e detyruar te thote se ka dhene deshmi te rreme.

Ky pohim e con vajzen e shkrete ne burg ndersa dhunuesin ne liri.

Kryeministri i moralit te ri Xhisielen e con ne burg edhe oficerin e kercenon qe do ta fuse gjalle a vdekur ne burg vetem e vetem qe dhunuesi te dale nga burgu.

Motua e kryeministrit eshte nje dhe vetem nje:

“rrofte dhunuesi poshte viktima”