Sipas kryetarit të grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, mazhoranca ka shkaktuar një konfuzion të qëllimshëm lidhur me procesin e Vettingut.

DEKLARATA E PLOTË

Në aktin normativ të qeverisë që do të kalojë nesër, është parashikuar që fondi rezervë që vihet në dispozicion janë 203 punonjës.

Kemi të bëjmë me një mazhorancë që edhe do ta kapë Vettingun dhe së dyti, edhe qesharake në mënyrën se si sillet brenda vetes. Në fillim do të miratojë 203 punonjës dhe më pas do ta shkurtojë në 110 punonjës.

Pra qeveria ka vendosur më shumë se çka kërkuar organi i Vettingut dhe më pas mazhoranca i shkurton që t’ia shtojë skuadrës së kryeministrit.

Besoj që kjo është shqetësim madhor për opinionin publik dhe ka të bëjë me qëllime të errëta.

Edhe Kuvendi i Shqipërisë vendoset në një situatë të paprecedentë në historinë e tij. Kemi një raport midis mazhorancës dhe mazhorancës që lidhet edhe me qëllime të errëta, por edhe me paaftësi proverbiale.