Pas dorëheqjes si kryetar i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë në një konferencë për shtyp për të sqaruar ndryshimet brenda partisë.

Gjatë fjalës së tij, Vasili deklaroi se i ka dorëzuar Kryesisë së LSI dorëheqjen si kryetar dhe ka kërkuar që të jetë kryetar i grupit të LSI në Parlament në misionin e ri si opozitë.

Vasili tha gjithashtu se ka propozuar që Monika Kryemadhe të bëhet kryetare e LSI-së, kurse zv/kryetar i partisë të jetë Luan Rama.