Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka risjellë disa vargje të shkrimtarit të njohur argjentinas Jorge Luis Borges, ndërsa shkruan se diktaturat sjellin ‘idiotësinë’.

Teksa ironizon qeverinë "Rama", Vasili i bën thirrje qytetarëve që mos të dëshpërohen, pasi sipas tij ka shërim; shkuljen.

"Diktaturat sjellin më të neveritshmen: idiotesine!!!

Gjigandi i letrave argjentinase, i madhi Jorge Luis Borges shkruan:

“Diktaturat sjellin shtypjen, diktaturat sjellin robërinë, diktaturat sjellin mizorinë: më i neveritshëm është fakti që ato sjellin idiotësinë”!

Skaneri i shoqerise tone, ne atdheun tone jep te njejten diagnoze si Borgesi.

Por mos u deshperoni, trupi atdheut mbahet, eshte ende i shendetshem, vetem ne kokë ka shume idiotesi dhe kjo e ka sherimin……shkuljen", shkruan Vasili.