Kreu i grupit parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një dalje për mediat ka akuzuar sërish qeverinë për vendimet e saj dhe kryeministrin për gjuhën e përdorur.
Vasili preku edhe çështjen e rrugës së Kombit duke thënë se taksa duhet të hiqet për të gjithë, jo vetëm për banorët e Kukësit.
FJALA E VASILIT
Viktimat më tragjike të këtij kriminaliteti janë fëmijët e moshës 7-17 vjeç. Ata rrezikohen nga pedofilia, trafiku organeve, rreziku i kthimit në shpërndarës droge e vrasës.
Detyra e opozitës është të vazhdojë këtë rrugë që e shtruan dhe e hapën qytetarët për t’iu kundërvënë qeverisjes më të shëmtuar që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.
Rama u detyrua të bëjë videokonferencë, sepse ky kryeministër që donte bashkëqeverisje me popullin, nuk kontakton drejtëpërdrejtë me njerëzit.
Një kryeministër që ka krahasuar popullin me organin gjenital mashkullor, një bastard i tillë nuk mund të shfaqet në Shqipëri.
Ai ka humbur të drejtën morale për të qenë kryetar kuvendi se me votën e tij në Byronë e Kuvendit është bërë pjesë e këtyre bastardëve.
Kam dhe një problem madhor që lidhet me opozitën dhe fokusin e saj. Opozita nuk kthehet asnjë hap pas për anulimin e rrugës së Kombit, jo vetëm për banorët e Kukësit, por për të gjithë.





