Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shkruan në Facebook se njerëzit e pushtetit gënjyen për Thumanën, teksa publikon një video ku shfaqet zv.kryeministri Erion Braçe dhe kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

Pse nuk i thërret prokuroria pyet Vasili ndërsa thotë se heshtja është bashkëfajësi e rëndë.

POSTIMI I PLOTË

Viktimat e Thumanes akuzojne.(VIDEO).

Njerezit e pushtetit genjyen per Thumanen.

Pse genjyen?

Kush genjen, Kryetari i Bashkise apo Zv.kryeministri?

Pse nuk i therret prokuroria keta?

Pse nuk pyeten, hetohen, procedohen nga prokuroria?

Apo kjo eshte “prokuroria qe duam” sipas rilindjes?

Heshtja e prokurorise bashkefajesi e rende.

Shiheni VIDEON flet vetë…..dhe ne te vertete eshte aq e thjeshte sa s’ka nevoje as per prokuror.