Deputeti i LSI-së Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka minuar reformën në drejtësi dhe integrimin europian.
Vasili shkruan në Facebook se Prokurorja e Përgjithshme ka deklaruar sot gjatë takimit me gazetarët se ka boshllëqe ligjore në zgjedhjen e prokurorit.
STATUSI I PLOTË
Kryeministri minoi qëllimisht integrimin evropian me zgjedhjen e paligjshme të kryeprokurorit.
Kryeprokurorja Arta Marku pohon me gazetarët, në mënyrë korrekte, se ka boshllëqe ligjore për çështjen e zgjedhjes së prokurorit.
O Kryeministër a ke veshë ta dëgjosh.
Ka boshllëqe ligjore.
Kushtetuta flet qartë e prerë se boshllëqet i plotëson vetëm Kuvendi i Shqipërisë me votë duke ndryshuar ligjet.
Nuk i bën dot as ky kryeministri i kapur, as komisioni i ligjeve, as interpretimet në anglisht, as 69 votat kriminale që rrezuan shtetin në 18 dhjetor.
Kryeministri i vuri qëllimisht minat reformës në drejtësi në 18 dhjetor, në funksion të strategjisë së tij të antiintegrimit europian “integrimi i pamundur”.





