Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me skandalin e kriptovalutave dhe përfshirjen e qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili u shpreh se qeveria është përshirë në aktivitete mashtrimi ku janë përfituar 2.4 miliardë euro nga Bitcoin. Ai theksoi se ky skandal është në duart e agjencive ligj zbatuese evropiane dhe asgjë nuk i shpëton dot rilindasit nga ndëshkimi.
Postimi i plotë:
Rruspat nuk ja zgjidhin hallin pa rrugedalje Rames per 2.4 miliard eurot mashtrim me bitcoin!
Skandali me 2.4 miliard euro me kriptovalutat dhe perfshirja aktive e qeverisjes se Edi Rames dhe ministrave e zyrtareve te larte, perfshire edhe familjaret e tyre eshte i dimensioneve shume shume te medha.
Skema e perfshirjes qeveritare te rilindjes eshte sa e rende aq edhe shume e trashe.
Edhe kompanite i kane te perbashketa perfshire ketu vellane e kryeministrit siç tregojne dokumentat, qe media Syri Tv ka zbuluar!
Skandalet miliardere ku gjithmone rilindja eshte pjese provojne inkriminimin e kesaj qeverie ne menyren me mafioze si asnje qeveri jo vetem ne Shqiperi por edhe ne te gjithe Europen.
Qeverisja e Edi Rames eshte shkaterruar moralisht, politikisht dhe nen akuza njera me rende se tjetra.
Çdo dite nxjerr dhe do te nxjerre skandale te njepasnjeshme qe e kane burimin tek llumi kriminal ku ka hyre Edi Rama me te tijte.
As kapja e drejtesise nuk e shpeton dot Edi Ramen.
Letrat jane hapur.
Skandali me bitcoinet me call centerat eshte tashme ne duart e agjencive ligjzbatuese europiane dhe asgje nuk i shpeton dot rilindasit nga ndeshkimi.
Drejtesia le ti lidhe duart sa te doje me urdherin e Edi Rames, por duhet ta dije qe nuk po ndihmon ate por thjesht po vetasgjesohet.
Largimi i ketyre mafiozeve rilindas me Edi Ramen ne krye eshte detyre patriotike e çdo shqiptari per vendin dhe familjen.