Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka deklaruar se diplomatët e huaj janë distancuar së fundmi nga kryeministri Edi Rama.
Vasili tha për Panorama TV se asnjë diplomat që konsiderohet “serioz” nuk mund të ulet me Edi Ramën, kur e dinë shumë mirë se me kë kanë të bëjnë.
Gjithashtu Vasili tha se diplomatët nuk e kanë kritikuar qëndrimin e opozitës, kjo për faktin se ata e dinë që opozita po përpiqet që të rikthejë legjitimitetin.
“Cili është ai diplomat sot, kur di publikisht se kush është kryeministri i Shqipërisë, çfarë përfaqëson dhe në çfarë niveli sillet ky si kryeministër. Cili diplomat do bënte një bisedë serioze, kur e dinë që ky shantazhin, përdor mënyrat e joshjes, përdor para e të tjera gjëra të neveritshme deri në afera seksuale. Cili është ai diplomat që mund të ulet me këtë
Ata do gjenden përballë një njeriu që do jetë ose i përgjuar ose i shantazhuar. Nuk kanë përballë një shtetar serioz që mbron interesat e Shqipërisë dhe ai interesat e vendit të vet dhe të shohin ku i kanë pikat e përbashkëta. Kanë përballën një mafioz dhe gjeja e parë që marrin diplomatet, se ky qëndrim është mbajtur është marrja e distancës. Ata presin që drejtësia të zbardhte këtë gjë. Ata nuk kanë kritikuar qëndrimin e opozitës, sepse e shikojnë që opozita po bën gjithçka për të zhbllokuar parlamentin, ne po i kërkojmë në mënyrë të rregullat hajde raporto në parlament.
Kemi të bëjmë me një mafioz brutal. Gjeja e parë që diplomatët është se kanë ndërpre komunikimet me këtë njeri. Nuk mund të komunikohet me këtë njeri”, tha Vasili.