TIRANË, 23 prill 2013- Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili gjatë një takimi me përfaqësues të OSBE-së në Qarkun e Fierit ku u vlerësua situata parazgjedhore bëri apel që provat e numërimit të votave të bëhen në Fier dhe jo në Tiranë.
Vasili shprehu shqetësimin e së majtës se Komisioni Qendror Zgjedhor, tashmë nuk garanton besim për zgjedhje të lira.
Një nga çështjet ku Vasili vuri theksin ishte konstituimi i Këshillit të Qarkut të Fierit, ‘mollë sherri’ e trashëguar që nga zgjedhjet e shkuara.
Pas shkarkimit të anëtarit të KQZ-së, Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi të shtrijë koalicionin me Partinë Socialiste edhe në qeverisjen vendore. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili zyrtarizoi pak ditë më parë bashkimin e votave të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Fierit me ata të PS-së.





