Në një bashkëbisedim me gazetarët dhe tone të ashpra ndaj qeverisë, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili sqaroi edhe njëherë votën kundër të forcës që ai përfaqëson për projektbuxhetin e vitit 2018-të.
Sipas tij, qeveria edhe ato pak para që ka po i shpërndan tek klientët e saj, pasanikë të mëdhenj, duke u kthyer në një larëse borxhesh.
Vasili thotë se me këtë mënyrë shumë shpejt vendi nuk do ketë më nevojë për kryeministër.
"Qeveria humbi dje të gjitha mundësitë politike për të orientuar rrugën ku do ecë vendi, nuk ka më para, po i shpërndan tek pasanikët e mëdhenj klientë. Qeveria është kthyer në një institucion që iu lan borxhet pasanikëve, i heq vetes të drejtën të zhvillojë jetën e vendit. Pra është kthyer thjesht në larëse borxhesh. Ne s'kemi nevojë për kryeministër, praktikisht e shihni që bën vetëm humor, është gjithnjë e më shumë gaztor."





