Kreu i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili nuk ka kursyer sulmet ndaj Rilindjes. Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili shkruan se Qeverisë i ka mbetur preshi shtrembër, por nuk do t’ia hedhin dot drejtësisë me batuta.

Postimi i Petrit Vasilit:

Preshi nga ketu e deri ne Washington!!! Qeveri e bashki u leqendisen tej e ndane dhe jane kapur me preshin e korrupsionit ne dore, te unaza e re.

Keta jane vertet hajdute shkollepake dhe provinciale. U ka mbetur preshi shtrember dhe lengarosen me batuta.

Nuk ja hedhin dot drejtesise me batuta.

Me dhimbje pa dhimbje burgu i pret, se preshi shtrihet nga ketu e deri ne Washington….kete mos e harroni….