Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me projektligjin e miratuar pak ditë më parë nga Këshilli i Ministrave, për legalizimin e kanabisit, për qëllime medicinale.

Në një mesazh në ‘Facebook’, Vasili thekson se Rama është i mbytur në drogë dhe me këtë vendim vret jetën shëndetin dhe shtetin.

REAGIMI I VASILIT:

Rama i mbytur ne droge legalizon drogen, duke vrare jeten, shendetin dhe shtetin!
Çdo shqiptar, qytetar i thjeshte, intelektual, njeri i medias apo bisnesmen duhet te kuptoje se legalizimi i droges eshte goditja me e tmerrshme per jeten, shendetin dhe vete ekzistencen e vendit
Situata kritike me drogen, narkotrafikun dhe Ramen e rilindjen te bere njesh me te kerkon te kunderten, pra beteje kundra droges, reagim qytetar dhe mospajtim civil masiv.
Askush nuk mund te jete i qete ne familjen e tij, e cila do te goditet ne nje menyre apo tjetren nga legalizimi i droges si nje akt kriminal me pasoja te shumanshme.
Legalizimi per gjoja qellime shendetesore eshte nje alibi e neveritshme ne favor te narkotrafikut dhe nje vrastare e pameshirshme e shendetit vecanerisht per mijra e mijra te rinj.
Qellimi i legalizimit eshte vetem nje: hapja nga Rama dhe qeveria e autostradave per narkotrafikun pa fre, pa kontroll duke legalizuar shnderrimin perfundimtar te Shqiperise ne narkoshtet.
Departamenti Amerikan i Shtetit ne raportet e tij ka qene asgjesues lidhur me gjendjen e trafikut te droges ne Shqiperi ai thote:
🚩“Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj Pastrimit të Parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje”.
🚩 “kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen nëpër Evropë nga trafikantët kombëtarë shqiptarë”
🚩 trafikantet shqiptare: “luajnë një rol të madh në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe rrjetet e krimit të organizuar”.
🚩 Shqipëria konsiderohet si “një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar”,
🚩 “grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë”.
🚩Grupet shqiptare vlerësohet të kenë shtrirë praninë e tyre në të gjitha hallkat e trafikut që nga blerja, transporti, shpërndarja deri te zinxhiri i shitjeve në Evropë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Pra është e qarte se legalizimi i droges nga Rama dhe qeveria eshte legalizimi i narkoshtetit, që blen zgjedhjet, shpopullon shqiperine e largon qindra mijra shqiptare dhe i krijon narkotrafikut bazen me te madhe ne europe.