Në lidhje me përjashtimin që kryeministri Rama i bëri deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani nga grupi parlamentar i PS-së, reagoi edhe Petrit Vasili.

Ai shkruan se Rama jargavitet e qurrepset pas karriges se tij, kur një deputet nga te tijët vetëm thotë ca të vërteta të rënda për krimin që po shkatërron vendin e çdo familje.

REAGIMI I VASILIT:

Rama kundra Rames, jargavitje pas merimangave te karriges se pushtetit. Ne vitin 2003 kur kandidonte per here te pare per kryetar te partise socialiste, ky Rama si medemek dashnor i te vertetes qe ishte deklaronte:

“Duke parë se sa më shumë i fshihemi të vërtetës aq më pranë humnerës shkon pushteti i socialistëve të thjeshtë dhe jo pushteti i njërit apo i tjetrit, kam vendosur të bëjë edhe këtë kandidim”.

Sot Rama vitit 2018, qe jargavitet e qurrepset pas karriges se tij, kur nje deputet nga te tijte vetem thote ca te verteta te renda per krimin qe po shkaterron vendin e cdo familje,qe i di i madh e i vogel ne Shqiperi dhe jane ne cdo tavoline ne Berlin,Bruksel dhe Uashington, ky e perjashton ate qe foli,ndersa ky vete kthehet ne nje kasap qe hungërin e qe do ta coptoje dhe zhduke me cdo kusht te verteten.

Ja ç’do te thote qe qe te kesh nje kryeminister te shnderruar ne grope septike parimesh dhe morali.