Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i bën thirrje kryeministrin Edi Rama të marrë për bazë propozimet e opozitës për zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të koronavirusit dhe të mos lërë shqiptarët pa bukë.

Vasili shkruan në Facebook, se Rama nuk duhet të luftojë pandeminë duke përhapur lajmet me vdekje, por duke siguruar kite e tampone, veshje mbrojtëse për personelin shëndetësor, siguro ventilatoret melanike etj..

STATUSI I PLOTE

Edi Rama boll mbolle zi dhe mbrojte koncesionet ne kurriz te bukes se shqiptareve !

O kryeminister nuk luftohet pandemia me perhapjen e lajmeve per vdekjen.

Kryeminister siguro tampone per diagnozen, siguro veshje mbrojtese per personelin shendetesor, siguro ventilatoret melanike.

Kryeminister siguro sherbimet per te moshuarit qe te marrin pensionet ne banese dhe siguro qe shqiptaret e varfer te marrin rroge dhe te ushqehen.

Boll i mbrojte oligarket dhe koncesionet.

S’te vjen turp qe edhe per termetin dhe coronavirusin shqiptaret i le pa buke kurse koncesionet mbushin xhepat plot.

Propozimet e opozites jane publike dhe e zgjidhin krizen.

Boll me turpet e propagandes se shkurtimit te rrogave te administrates qe do zgjidhkan krizen, keto jane dengla, qe nuk i ha njeri.

Kryeminister boll mbolle zi, boll bere kapterin e qarkullimit rrugor.

Kthehu ne pune o derezi se u bere si llaxore qe loz me facebook dhe bezdise e grabite dynjane, apo e sheh dhe e kupton edhe vete qe nuk e ben dot kete pune.