Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka vijuar kritikat ndaj kryeministrit Rama për sistemin shëndetësor në vend.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se "shëndetësia e rilindjes" ka në fokus kioskat dhe koncesionet, dhe jo pacientin.

POSTIMI I PLOTE

Shëndetësia e kryeministrit: pacienti i fundit dhe koncesionet e kioskat të parat.

Kur rilindja zaptoi shëndetësinë në 2013 e filloi me kioskat, e vazhdoi me pirjen e duhanit dhe e mbylli me koncesionet.
Tani filloi po i njëjti avaz i turpshëm… filloi prapë me kioska, po vazhdon me pirjen e duhanit (jo me pirjen e hashashit se atë e lejon kryeministri) dhe pritet koncesioni (hajdutllëku) i radhës.
Po i sëmuri ku është, po profilaksia? Cfarë shëndetësie është kjo? Ku ekziston kjo shëndetësi anti-humane, që nuk ka pacientin të parin?
Eshtë për cdo kioskë e koncesion kjo shëndetësia e rilindjes, vetëm për të sëmurin jo, ai është i fundit.
Ky është krim.
Për shëndetësinë kryeministri është bërë si Shvejku që thoshte “Ç’më duhet mua së çfarë them unë”