Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, sulmon kryeministrin Rama për gjendjen katastrofike të autostradës Tiranë-Durrës.
Me anë të një statusi në “Facebook”, Vasili thotë se “kryeministri duartharë bën gojën çorap lart e poshtë, por a ka ndër mend të hedhë ndonjë lopatë asfalt në prag të sezonit turistik”.
STATUSI I VASILIT:
Kryeminister duarthare e gojeçarap.
Autostrada Tirane-Durres eshte bere per faqe te zeze.
Korsia djathte ne te dy anet eshte bere si Afganistani pas bombardimeve.
Ky kryeministri duarthare, qe e ben gojen çarap lart e poshte, a ka nder mend te hedhe ndonje lopate asfalt se erdhi edhe sezoni turistik.





