Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka kërkuar që të shfuqizohet neni 491 i Kodit të Procedurës Penale (Mospranimi i kërkesës për ekstradim).

Sipas Vasilit, ky nen është “alibi për trafikantët dhe kriminelët”, ndërsa ka kërkuar që të ngrihet një komision hetimor parlamentar për zbardhjen e çështjes.

“Prokuroria shqiptare të nisë hetimet lidhur me dyshimin për falsifikim dokumentash zyrtare. Vetëm transparenca mund t’i heqë çdo mbrojtje dhe alibi krimit të organizuar. LSI është e gatshme me votat e saj për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale”, u shpreh Vasili.