Edhe Maqedonia e Veriut po përballet me zjarret në disa zona.  Një vatër e madhe zjarri e rënë në pyll në afërsi të qytetit të Koçanit ka avancuar shumë pranë banesave.

Banorët e zonës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve, ndërsa shumë prejt tyre janë larguar nga banesat për shkak të frikës nga zjarri.

Po ashtu një vatër tjetër zjarri është aktive në pyjet e Kokinos në Komunën e Staro Nagorçanit, Autoritetet thonë se po zhvillohet aksion për shuarjen e zjarreve, ndërsa po asiston edhe një helikopter i ushtrisë.

Banorët e disa shtëpive në Kokino janë evakuuar. Zjarri po shuhet nga ekipet e zjarrfikësve të Staro Nagoriçanit, të Kumanovës, ndërsa kanë ndihmë nga ajri prej një helikopteri ushtarak”, tha Arbnor Tefiku, drejtor i QPMK-Kumanovë.