Skuadra e Torinos është bërë vatër e “nxehtë” e koronavirusit në Itali. Skuadra granata ka raportuar edhe një tjetër rast pozitiv ditën e sotme duke e dërguar në 10 numrin e të infektuarve në shtëpinë e skuadrës torineze.8 lojtarë dhe 2 pjestarë të stafit teknik janë evidentuar pozitiv me COVID-19 pas testit të tamponit të kryer ditën e djeshme.

Tek klubi piemontez janë zbuluar raste të variantit britanik të koronavirusit dhe sakaq janë anuluar dhe stërvitjes së skuadrës dhe përveç sfidës së anuluar ndaj Sasuolos e cila ishte e programuar të zhvillohej mbrëmjen e sotme me fillim nga ora 20:45, thuhet se edhe ndeshja e së martës ndaj Lacios në “Olimpico” të Romës.

Lajmin e evidentimit të një rasti tjetër pozitiv e ka publikuar vetë klubi i Torinos me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar. Komunikata e Klubit të Torinos: “Klubi i Torinos komunikon se gjatë analizave të kryera me tampon ditën e djeshme është evidentuar edhe një rast tjetër pozitiv.

Edhe gjatë ditës së sotme skuadra nuk do të zhvillojë stërvitje, në përputhje me protokollin antiCOVID të Autoriteteve Shëndetësore.”