Autoritetet gjermane kanë bërë zyrtare zbulimin e një vatre të re koronavirusi në vend. Bëhet fjalë për një thertore gjigante që ndodhet në rajonin e Vesfalisë.
Autoritetet gjermane raportojnë se numri i rtë infektuarve në thertore ka shkuar në 657 (më parë u zbulua se ishin mbi 400). Në total deri tani janë bërë 983 teste tek punonjësit e fabrikës.
Në ambientet e thertores punojnë mbi 6 mijë punonjës. Në lidhje me vatrën e re të COVID-19 ka folur dhe kancelarja, Angela Merkel.
“Ne jemi larg nga një rritje eksponenciale e infeksioneve në Gjermani, por nga shpërthimet e fundit të koronavirusit, shohim qartë se virusi nuk është zhdukur ende”– ka thënë kancelarja Merkel.
Kujtojnë që deri tani në Gjermani janë regjistuar 188,474 raste të infektuar me koronavirus, nga të cilët kanë vdekur 8,844 persona.





