Një tjetër vatër zjarri është regjistruar në vendin tonë. Mësohet se një sipërfaqe e madhe toke me shkurre është përfshirë nga flakët në lagjen Magaze të qytetit të Fushë-Krujës.

Pranë vatrës së zjarrit ka banesa të cilat rrezikohen nga flakët. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të vënë flakët nën kontroll.