Një vatër zjarri ka përfshirë ditën e sotme vendin e quajtur Qafa e Butrintit.

Mësohet se flakët kanë përfshirë zonën e gjelbëruar të Parkut të Butrintit.

Era që fryn rrezikon që zjarri të përhapet në brendësi të Parkut.

Ndërkohë zjarrfikësja ndodhet në vendin e zjarrit për shuarjen e zjarrit.

Megjithatë ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i këtij zjarri.