Një vatër zjarri është shfaqur në pyllin e fshatit Shetaj, në Durrës.

Siç shihet dhe në videon e siguruar për “DurrësLajm”, nga operatrori Denis Simaku, zjarri ka djegur një sipërfaqe tokë e veshur me bimësi të ulët dhe shkurre. Pranë vendit ku është shfaqur vatra e zjarrit ndodhen dhe banesa.

Deri tani nuk është marrë asnjë masë për shuarjen e flakëve, kjo ndoshta dhe për shkak të pozicionit gjeografik, që e bën ndërhyrjen nga toka të vështirë.

Ndërkohë, në një vend tjetër po në Kep të Rodonit situata paraqitet akoma më kritike, pasi zjarri ka marrë përmasa më të mëdha dhe po përparon në mënyrë të frikshme i favorizuar edhe nga era e fortë .