VATIKAN, 13 mars 2013– Është negativ rezultati i votimit të parë të Konklavës për zgjedhjen e Papës së ri.

Këtë rezultat e ka përcjellë pikërisht tymi i zi që doli rreth orës 11:40 nga Kapelja Sistine në sheshin San Pietro të Vatikanit. 

115 kardinalët janë mbyllur në Kapelën Sistine, ndërkohë që e gjithë vëmendja e botës është përqendruar në Sheshin Shën Pjetër.

Pas votimit të dështuar ditën e sotme priten edhe 3 votime të tjera, (dy parashikuar në mëngjes dhe dy pasdite) . Kandidati i suksesshëm duhet të marrë dy të tretat e votave. 

Mijëra njerëz sfiduan shiun mbrëmjen e djeshme për të pritur rezultatet dhe panë vetëm tymin e zi nga oxhaku në çatinë e kapelës.

Tymi i zi nënkupton se një Papë i ri nuk është zgjedhur.

Pavarësisht se sa kohë u duhet të vendosin, kardinalët janë të mbyllur brenda në Vatikan, pa gazeta, pa televizion pa radio, dhe pa internet.

Ata të gjithë janë betuar për ruajtur fshehtësinë e takimit. Edhe ndihmësit e tyre gjithashtu janë ndaluar të zbulojnë se çfarë ndodh brenda.

Pas seancave të mëngjesit dhe pasdites, fletëvotimet trajtohen me kimikate të veçanta dhe digjen në një sobë për të prodhuar tym të zi ose të bardhë.

Tymi i zi do të thotë se votimi nuk ishte përfundimtar. Tymi i bardhë do të thotë që një papë i ri është zgjedhur.