Vatrat e zjarrit në Durrës kanë djegur jo vetëm sipërfaqe pyjore.

Një kamion i ngarkuar me bar është shkrumbuar tërësisht nga flakët si pasojë e kontaktit me kabujt që kanë shkaktuar shkëndijë eletrike.

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar.

Kujtojmë që një sipërfaqe prej mbi 5000 m2 me shkurre, bimësi të ulët dhe shkozë është djegur në zonën e Shetajt në Ishëm, ndërsa vatrat e zjarrit në Rrushkull janë vënë nën kontroll.